Uji Dea

Ali Ahmeti: UÇK respektoi ligjet e luftës, nuk u mor me të pafajshëm e civilë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë fjalën në protestën që po mbahet në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale.

Ahmeti ka thënë se UÇK i është përmbajtur ligjeve të luftës dhe s’është marrë me të pafajshmit dhe me civilët, duke pasur si synim të vetëm çlirimin, shkruan Express.

“UÇK i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës. Asnjëherë s’është marrë me të pafajshmit. Asnjëherë s’ka vrarë civilë. UÇK ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm çlirimi”, ka thënë Ahmeti.

“Ka sqaruar se lufta e saj s’është luftë kundër asnjë populli, as fetare, e as terroriste. Kjo luftë e çoi Kosovën drejt fitores dhe pavarësisë”, ka shtuar tutje kreu i BDI-së.

Eco Higjiena

Ahmeti ka thënë se “Krerët e UÇK-së sollën Perëndimin, NATO-n e Amerikën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit”.

Sipas Ahmetit, ky ndryshim solli stabilitet rajonal dhe prosperitet pro-perëndim.

“Këtë e bënë këta lider që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.