ARKATANA

Ali Ahmeti u kërkon shqiptarëve ta ruajnë gjakftohtësinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar rreth refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për ta mandatuar Zoran Zaevin për qeverinë e re për shkak të platformës së partive shqiptare.

Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook” ka ftuar partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik. Ndërsa ka ftuar qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e skenarëve dashakeqe që kanë origjinë dhe adresa të dyshimta. “Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkërisht të vërtetën e jo trillimin”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

Të nderuar qytetar,
Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohen në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga përçarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në çdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

ARKATANA

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cenon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke pasur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shndërruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenarëve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkërisht të vërtetën e jo trillimin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.