Eko Higjiena

Ali Ahmeti: Bashkimi kombëtar s’bëhet, shqiptarët t’i forcojnë shtetet e tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7. Ai ka folur edhe për temën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Ahmeti ka thënë se s’ka shqiptar që s’e do Shqipërinë, dhe që s’e do bashkimin kombëtar.

Por, sipas Ahmetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ai ka thënë se shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Alternativë tjetër nuk ka. As shqiptarët, as fqinjët tanë nuk kanë”, është shprehur Ahmeti në “Pressing”.

GRANDEMALL

“Shqipërinë e Madhe na e futën të tjerët si koncept. S’është Shqipëria as e madhe, as e vogël, është aq sa është”, ka thënë ai.

Ahmeti ka porositur shqiptarët që të punojnë për t’i forcuar shtetet e tyre – duke përmendur në veçanti Kosovën.

Kreu i BDI’së ka folur edhe për idenë e ndarjeve territoriale. “Koncepti i ndarjeve është jo i dobishëm për shqiptarët”, ka thënë ai në T7.

“Në radhë të parë, s’ke se si i ndan. Nuk mund t’i ndash kufijtë me litar, me vizore”, është shprehur Ahmeti. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.