Mobi Casa

Alergjitë pranverore, ja si t’i parandaloni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pranvera është stina kur shumica prej nesh preken nga alergjitë. Skuqje sysh, viroza të ndryshme, gjendje ankthi mund të jenë disa nga simptomat, por duke u kujdesur më shumë për veten ju mund ti parandaloni ato. Ne ju vijmë më ndihmë nëpërmjet disa këshillave:

Shpëlani fytyrën me ujë të vakët- reduktoni simptomat e kruajtjes së syve nëpërmjet shpëlarjes të fytyrës disa herë në ditë. Sigurohuni se rimeli është kundër ujit.

Konsumoni mjaltë- duke ngrënë një lugë mjaltë në ditë do të parandaloni shumë alergji të stinës. Mjalti është efektiv kundër polenave.

Bëni ushtrime fizike- disa ushtrime të thjeshta fizike mund t’ju ndihmojnë. Nëse nuk dëshironi të shkoni në palestër ushtrojuni në ambientet e shtësisë me disa ushtrime të thjeshta.

Mobi Casa

Portokall, karrota, patate e ëmbël- konsumoni ushqime me përmbajtje karotenoidi pasi ndihmon në uljen e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes, duke përmirësuar sistemin imunitar.

Mos flini pa pastruar tualetin- askush nuk dëshiron sy të fryra, veçanërisht në verë. Kështu për të parandaluar alergjitë e ndryshme që prekin sytë,gjithmonë hiqni tualetin para se të shkoni për të fjetur.

Qëndroni larg stresit- sipas një studimi vihet re se 71 % të personave që preken nga alergjitë kanë nivele të larta të stresit. Ushtrimet fizike, meditimi janë mënyra për ta parandaluar atë./ Glamour magazine