Aleatët e linjës vitale: 6 ushqimet më të mira pranverore

Pranvera është stina e vitit, e cila na liron prej ngarkesave dimërore, dhe është prioritet që të hedhim disa shujta të rënda dhe ushqime që pikërisht e përbëjnë këtë ngarkesë. Ajo që i shkon për shtati organizmit janë ushqimet e pasura me minerale dhe antioksidues, për t’ju zgjuar nga “gjumi dimëror”
Pranvera është stina e vitit, e cila na liron prej ngarkesave dimërore, dhe është prioritet që të hedhim disa shujta të rënda dhe ushqime që pikërisht e përbëjnë këtë ngarkesë. Ajo që i shkon për shtati organizmit janë ushqimet e pasura me minerale dhe antioksidues, për t’ju zgjuar nga “gjumi dimëror”
Dredhëzat
Sezoni i dredhëzave është para nesh. Janë të pasura me fibra dhe janë shumë të shëndetshme, prandaj edhe mund t’ju ndihmojnë për të humbur në peshë. Studimet e fundit kanë treguar se, personat që konsumojnë 8 apo më shumë gramë fibra, në 1.000 kalori humbin gjysmë kilogrami. Dredhëzat janë të pasura me vitaminën C, që ndihmon në detoksikimin dhe largimin e lodhjes pranverore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sallata e gjelbër
Adhuruesit e perimeve të freskëta të gjelbra mund të frymojnë lirshëm, sepse shitoret po mbushen plot me to. Sallata e gjelbër është përplot me ujë dhe ju ndihmon të ngopeni më shpejt, e nëse e hani para ushqimit kryesor, do ta pakësoni sasinë e shujtës kryesore, dhe kështu do ta ndaloni mbipeshën.
Qepa e re
Deshët shijen e saj apo jo, qepa e re është bombë e vërtetë energjetike dhe duhet të gjendet në menynë tuaj. Qepa e re përmban vitamina të grupit B dhe vitaminën C, hekur, kalcium dhe kalium. Falë antioksiduesit kuercetinë, qepa e re zbut simptomat e alergjive sezonale. Pos kësaj, kjo bimë është e pasur me fitokemikate, sidomos flavonoide, substancë që përmirëson sistemin imun.
Shpargujt
Shpargujt janë të pasur me antioksidues, vitamina të grupit B, vitamina A, C, E, K, minerale si hekur, kalium dhe kalcium, si dhe fibra. Ngjyrën e gjelbër ia kanë borxh klorofilit, që ndryshe njihet si pastrues i mëlçisë dhe veshkave. Vlera e saj energjike është e ulët, prandaj ky ushqim është aleat i duhur në luftën kundër mbipeshës. Ulin shtypjen e gjakut dhe kolesterolin, parandalojnë osteoporozën, sëmundjet e zemrës, kancerin në zorrë të trashë dhe të mushkërive, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Spinaqi i ri
Spinaqi është në dispozicion për trupin gjatë gjithë vitit,e pranvera është koha ideale që të kënaqeni me këtë perime, sepse spinaqi i ri, për dallim nga ai i zakonshmi, ka shije më të ëmbël. Është i pasur me vitaminën K, e cila, mes të tjerash, ndikon në eshtra. Pos kësaj, është burim i mirë për vitaminën C, e përmban edhe kalium, acid folik,magnez dhe hekur. Pasi është i pasur me klorofil, e pastron mëlçinë dhe veshkat.
Rrepa
Kjo perime po ashtu përmban kalium, fibra dhe vitamina B3, B6 dhe C, si dhe betakarotinë, dhe ka efekt antioksidues. Po ashtu është burim i pasur për hekur, magnez, kalcium dhe zink, që e bën ushqim të shkëlqyeshëm për detoksikim pranveror të organizmit. Rrepa ndikon edhe në mëlçi, organ ky kyç në largimin e helmeve të grumbulluara.
(Kosova Sot)