Aleancës së Gruas i shtohen edhe tri nëndegë të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vetëm gjatë ditës së sotshme, AGK-së në Gjilan, i janë shtuar edhe tri nëndegë të reja. Në kuvendet që u mbajtën sot gjatë ditës, u themelua nëndega e Nasalës, kryetare e së cilës u zgjodh Liridona Veliu, nëndega e Poneshit, kryetare e së cilës u zgjodh Kaltrina Shala si dhe nëndega Qendra IV, kryetare e së cilës u zgjodh Ylfete Kadriu.

Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan, e ka nisur edhe këtë javë me intensitetin e aktiviteteve të tyre, duke rritur kështu akoma më shumë numrin e nëndegëve të gruas.

Vetëm gjatë ditës së sotshme, AGK-së në Gjilan, i janë shtuar edhe tri nëndegë të reja. Në kuvendet që u mbajtën sot gjatë ditës, u themelua nëndega e Nasalës, kryetare e së cilës u zgjodh Liridona Veliu, nëndega e Poneshit, kryetare e së cilës u zgjodh Kaltrina Shala si dhe nëndega Qendra IV, kryetare e së cilës u zgjodh Ylfete Kadriu.

Uji Dea

Kryetarja e AGK-së në Gjilan Ajtene Shahiqi, u shpreh e kënaqur me interesimin e grave për tu kyçur në Aleancë, ndërsa shtoi se kjo javë e pret AGK-në me një numër të aktiviteteve të radhës.

Ajo në fund tha se bashkë me të gjitha gratë e Aleancës, po punohet fuqishëm që të mbrohet e drejta e gruas dhe që ajo e drejtë të respektohet në shoqëri./rajonipress/