Mobi Casa

Aleancës i bashkohet aktivisti i hershëm i ilegales, Agron Xhemajli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agron Xhemajli është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Xhemajli i është bashkuar dhe ka mbështetur konceptin 100% shtet.

“Është kënaqësi të pres në familjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Xhemajlin dhe të pranoj nga ai mbështetjen për konceptin tonë, 100 për qind shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar përvojën e tij jetësore.
“Përvoja e tij e çmuar jetësore, duke nisur nga aktivitetet e hershme ilegale dhe politike, për të vazhduar angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare të UÇK-së, duke i dalë në ballë shumë organizimeve dhe betejave dhe më vonë edhe në krijimin dhe funksionimin e institucioneve tona dhe shtetndërtim, është vlerë e çmuar dhe bazë e fortë, për të vazhduar rrugën tonë në fuqizimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit dhe fushave të tjera me rëndësi”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se arritjet akademike dhe eksperienca e bëjnë të vlefshëm Xhemajlin për AAK-në.

Arritjet akademike dhe eksperienca në institucionet tona e Agron Xhemajlit, janë një tjetër vlerë, që sot i shtohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vizionit tonë për një qeverisje, për shtet dhe jetë të denjë!

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.