FITORJA

Aleanca ruso-serbe dhe lufta e Putinit në Ukrainë, Kurti flet për “Le Monde” për shqetësimin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen franceze “Le Monde” ka folur në mënyrë të detajuar për shqetësimin e Kosovës sa i përket lidhjeve të forta në mes të Serbisë dhe Rusisë, sidomos pas agresionit që Vladimir Putin ka nisur në Ukrainë.

I pyetur nga gazeta franceze se pse e shqetësojnë lidhjet në mes të serbëve dhe rusëve, Kurti ka thënë se Beogradi dhe Moska janë të lidhur shumë më fortë nga sa e imagjinojnë njerëzit, dhe se kjo lidhje e tyre është në të gjitha fushat, duke përmendur Gazpromin, Sputnikun dhe lidhjet e inteligjencës ruso-serbe.

“Gazprom zotëron 56% të industrisë së naftës në Serbi dhe 51% të kapacitetit të depozitimit të gazit. Në media, agjencia Sputnik drejton operacionet e saj për Ballkanin Perëndimor nga Beogradi; dhe mjafton të shikosh titujt e gazetave serbe për të kuptuar se kush i drejton realisht. Për sa i përket inteligjencës, Rusia mban të ashtuquajturën “qendër humanitare” në qytetin e Nishit. Ekziston edhe kjo shifër marramendëse: 151 deputetë të Kuvendit të Serbisë (60% e deputetëve) i përkasin grupit të miqësisë serbo-ruse. Edhe në Kosovë i kemi këto grupe të miqësisë parlamentare me vende të ndryshme, por asnjëherë nuk i kalon dymbëdhjetë persona”, ka thënë Kurti për “Le Monde”, transmeton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

Kurti tutje ka folur edhe për atë se a ndikohen njejtë edhe minoriteti serb që jetojnë në Kosovë. Kreu i ekzekutivit ka thënë se fatkeqësisht edhe në Kosovë ka organizata të së djathtës ekstreme serbe që njërën këmbë e kanë në Beograd dhe tjetrën në Moskë.

“Vërej se Putin e përmendte një herë në muaj “precedentin” e Kosovës [ndërhyrja e NATO-s në 1999], tani e bën çdo dy ditë për të justifikuar politikën e tij hegjemoniste në Ukrainë, e ndoshta diku tjetër. Mund ta quajmë një pushtim rus, ose një agresion ushtarak. E gjithë kjo është e vërtetë. Mund të flasim edhe për imperializmin rus. Por ajo që shoh vetë është edhe fashizëm”, ka shtuar tutje Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se kreu i Kremlinit është futur në një rrugë qorre dhe se s’do të mund të tërhiqet. Prandaj Kurti thotë se Kosova është e shqetësuar, meqë duket qartë se Putin tenton ta përhapë luftën e tij edhe më tej./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.