ARKATANA

Aleanca Kosovare e Bizneseve kritikon reagimin e ATK-së për digjitalizimin e fiskalizimit

/ 2 minuta lexim
HW

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj sqarimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) lidhur me procesin e digjitalizimit të arkave fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë (SEF).

Në reagimin e saj, Aleanca thekson se disa çështje mbeten të paqarta, duke përfshirë kostot reale për bizneset dhe vendimet e Ministrisë së Financave.

Kestrin Kumnova nga Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se ATK-ja nuk mund të shtyjë procesin e digjitalizimit pa vendim të Ministrisë së Financave dhe rikujtoi se vendimi i ministrisë ishte hedhur poshtë nga Gjykata Supreme.

United Hospital

“Është mirë që ATK-ja e rithekson atë që e ka thënë z. Kestrim Kumnova që është institucion ekzekutiv prandaj nuk ka të drejt të shtyjë përpara procesin e digjitalizimit të fiskalizimit pa vendim të Ministrisë së Financave. E siç e dini, vendimin e Ministrisë e ka hedhur poshtë Gjykata Supreme. Tjetra, në këtë reagim nuk ka sqarime për koston prej 20 eurosh që e ka dhënë Drejtori i ATK-së. Çdo përmendje e shumave konkrete ka pasur qëllim ilustrues, mirëpo ka shumë dallim 20 euro prej 600 apo 700 sa mund t’i kushtojë një biznesi digjitalizimi. Ka shumë kundërthënie në këtë reagim, për çka do të dalim me detaje gjatë javës së ardhshme,” thuhet ne reagim.

Reagimi i Aleancës u fokusua edhe tek transparenca e kostove dhe mënyra se si informacioni për digjitalizimin duhet t’u shërbejë bizneseve për një planifikim më të qartë financiar dhe operacional.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.