ARKATANA

Aleanca e PAN-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koalicioni PAN thuhet se ka hyrë në aleancë me partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR). Zyrtarizimi i marrëveshjes për koalicion pritet të ndodhë pasi që të skadojë afati dhjetëditor që Pacolli ia ka dhënë LDK-së dhe “Vetëvendosjes” për të arritur marrëveshje. Por, me deklaratat e fundit publike të liderëve këto dy subjekte vetëm se po i “ndajnë rrugët”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pak ditë para seancës së 24 gushtit të Kuvendit të Kosovës, për të cilën dje ka vendosur kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, koalicioni PAN do ta lidhë aleancën me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit për t’i formuar institucionet qendrore.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave një marrëveshje e tillë pritet të ndodhë në fund të kësaj jave, apo më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Mobi Casa

Lideri i AKR-së javën e kaluar u ka dhënë dhjetë ditë afat kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurtit nga lëvizja “Vetëvendosja” që të merren vesh për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, nuk ka kuptim qëndrimi i tij në koalicionin LAA.

Por, kreu i LDK-së Isa Mustafa ditë më parë në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se do të kërkojnë nga “Vetëvendosja” që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe për çështje programore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.