UBT

Albumi i Dua Lipës është i pari nga një femër në këtë dekadë, që kaloi mbi gjashtë muaj qëndrimi në top 10 të albumeve më të dëgjuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur.

Albumi i saj “Future Nostalgia” ishte albumi më i dëgjuar në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify.

Ndërkohë edhe sivjet duket se ky album po vazhdon të shënojë suksese e të arrijë rekorde.

Kopertina e albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

ARKATANA

Së fundmi, “Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë e klasifikimit në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10 më të mirat.

Ka qenë nikoqiri i njohur i radios, Mike Adam, ai i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka vënë në pah këtë sukses.

’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi Adam në statusin e tij.

“Future Nostalgia” është albumi i dytë në karrierën e Duas, gjersa një sukses të ngjashëm kishte shënuar edhe albumi i saj i parë me titull “Dua Lipa” i vitit 2017. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.