Fundamenti

Albulena Syla, shpallet nxënësja-maturantja e gjeneratës në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Padyshim se një shqiptare inteligjente po dëshmohet të jetë edhe Albulena Syla nga Banja e Sijarinës e cila ishte nxënëse e klasës IV/4 të shkollë së mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë, tani maturante.

Ajo, duke u bazuar në suksesin e saj 4 vjeçar në këtë shkollë, që është e vetmja shkollë e mesme në Medvegjë si për shqiptar ashtu edhe për serb, u zgjodh nxënësja e gjeneratës. Ndaj jo rastësisht do ta quajmë më e mira ndër më të mirët, shkruan medvegjanet.

Albulena Syla është nxënësja e dytë që rrëmben këtë titull pas Egzona Krasniqit e cila ish zgjedhur në vitin 2012. Ajo i bëri të mburren jo vetëm familjen e saj, mësimdhënësit e saj, por të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë komunë.

ARKATANA

Ky çmim ndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Beograd dhe i takon nga një nxënësi të secilës komunë.

Në vazhdim të bashkangjitur keni disa fotografi të Albulena Syla, kolegëve të saj maturant si dhe profesorëve të shkollës së mesme teknike’’Nikolla Teslla’’ në Medvegjë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.