Mobi Casa

“Albshkolla”, mes dëshirës për sukses dhe gabimeve amatoreske

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – E nisi punën me shumë pompozitet për të angazhuar mësues, profesor, dhe profesione të tjera që lidhen me një institucion arsimor digjital në Gjilan. Albshkolla filloi të angazhojë qindra kuadro të të gjitha profileve dhe kishte një disponim të mirë tek ata që ishin intervistuar, por ka mjaftuar një mesazh amatoresk i saj që u është dërguar në grup të gjithë të kontraktuarve nga zyrtarja ligjore për të ngjallur dyshime e dilema tek drejtuesit e kësaj shkolle online. Cila është e vërteta sipas Driton Ajetit.

Verona zyrtare ligjore në albshkolla në grupin e monitoruesve dhe krejt stafit të mësimdhënësve u ka dërguar më 5 mars në mbrëmje, një mesazh për të gjithë stafin ku thuhet:

Të nderuar,

Ju njoftojmë se asnjë person nuk do të ketë kontratë pa i’u nënshtrua trajnimeve profesionale të obligueshme për secilin profil, të organizuar nga vetë Kompania. Trajnimet fillojnë prej nesër në ora 16:00 me mësimdhënësit dhe vazhdojnë me profile tjera, infermier, jurist, psikolog, etj. Trajnimet kushtojnë 100€, prej nesër fillojnë pagesat. I dërgoni fletëpagesat online ose në zyret e Albshkolles. Ju lutem mos na shqetësoni përmes telefonit, komunikimi vetëm përmes e-mail: [email protected]

Vetëm personat që i kalojnë me sukses trajnimet, do të kenë kontratë pune. Ky vendim është i formës së prerë.

Ju faleminderit!
Pagesa të bëhet deri nesër, ora 12:00.

Kur është lexuar ky mesazh nga qindra kontraktues tashmë ka lindur një reagim i fuqishëm dhe shumë prej tyre edhe janë tërhequr nga puna e mëtutjeshme në këtë shkollë.

Shumë nga aplikantët thanë se kjo është jo serioze dhe abuzuese sepse të gjithë jemi me fakultet të kryer dhe plus i kemi nënshkruar njëherë kontratat tek avokati i kompanisë dhe kjo që kërkuan të holla nga 100 euro ishte fyese dhe ofenduese.

UBT

Tashmë një grup i caktuar veç janë larguar nga albshkolla.

Por, Driton Ajeti drejtues i kësaj shkolle ka një variant shpjegues krejt tjetër nga ankesat e të kontraktuarve.

“Është e vërtet që e kemi dhënë një njoftim sepse kemi dashur ta eliminojmë një grup shantazhuesish që kishin dëshirë ta dëmtonin synimin tonë. Ne ishim në hall nga politikan, qeveritar, deputet e të tjerë që donin të na shantazhonin, dhe kur e kemi postuar njoftimin menjëherë ata që ishin të lidhur me këto grupe e klane u tërhoqën nga angazhimi. Tani jemi mirë dhe kompania ka edhe të holla për të gjithë ata që i ka angazhuar dhe do t`i angazhojë. Jam mësuar me këto ndëskamca të njerëzve por shpresoj që do të dalim fitues sepse kemi një synim të shëndoshë dhe të mirë profesional” tha Ajeti.

Ajeti tha se mesazhi është tërhequr sepse qëllimi ka qen që të shihet fytyra e vërtetë e atyre që janë pjesë e grupit shantazhues.

“Jemi mirë dhe po rekrutojmë staf dhe kuadro çdo ditë me të njëjtin tempo dhe askush nuk ka asnjë arsye të shqetësohet sepse shkolla është hapur për ata që kanë dije e njohuri bazike” tha Ajeti.

Por ka edhe nga ata të intervistuar dhe madje edhe me kontratë të nënshkruar që thanë se nuk kanë lidhje me asnjë grup që po përmend pronari i shkollës.
“Ne u frikësuam sepse ishte një njoftim amatoresk dhe skandaloz që fliste për presion e shantazh dhe ishte normale reagimi i secilit prej nesh, por nëse pronari ofron siguri e komoditet për punë ne mund ta vazhdojmë bashkëpunimin” tha njëra nga kandidatet e kësaj shkolle.

Ndryshe, Albshkolla është një institucion i ri arsimor digjital për fëmijët shqiptarë në të gjithë botën, si një edukim alternativ joformal dhe plotësues.

Albshkolla është thënë se do të ofrojë mësime virtuale dhe online për të gjithë fëmijët shqiptarë, për gjuhë shqipe, kulturë dhe histori shqiptare, art figurativ dhe muzikor. /rajonipress/