Hidromorava

Albright: Në Kosovë vepruam drejtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, deklaroi se ishte e drejtë ajo që është bërë në Kosovë në vitin 1999, për ta ndalur pastrimin etnik.

“Ajo që në fund kemi bërë në Kosovë për ndaljen e pastrimit etnik, sipas mendimit tim, ishte e drejtë”, tha zonja Albright, në intervistën e botuar në numrin e sotëm të javores çeke Tyden.

“Besoj në paqe, por nuk jam pacifiste. Mendoj se ndonjëherë duhet ta përdorni dhunën për t’i ndalur vrasjet”, tha Madeleine Albright, dhe shtoi se “tash ekziston doktrina e përgjegjësisë për të mbrojtur, pasi qeveria duhet t’i mbrojë njerëzit e vet, e nëse këtë nuk e bënë, atëherë këtë duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, që nuk do të thotë se çdoherë duhet bërë me forcë”,ka thënë ajo, raporton REL.

UBT

E pyetur për çështjen e privatizimit të Telekomit të Kosovës, ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ajo ka thenë. “Tash nuk mund të flasë për këtë sepse jemi në mes të këtij procesi, por ne investojmë tash e shtatë vite edhe në vende të tjera, në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, në tregjet e ndryshme në zhvillim, ku mungon infrastruktura. Këtë e bëjmë për të ndihmuar”.

Biseda me zonjën Albgirht u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës” .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.