UBT

Albright ju bërtet “miqve të serbëve”

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Anëtarët e Shoqatës “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, janë shfaqur në Pragë në promovimin e librit të ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright. Në vend të librit për nënshkrim, ata provokuan duke vendosur fotot që për ishin të urryera, ndër të cilat edhe nga ato takimet e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Organizatorët nuk ia dalin të largojnë menjëherë aktivistët antishqiptarë, për çka Albright detyrohet të bërtas: “Dilni jashtë”!

E ashtuquajtura shoqatë “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, organizon çdo vit para ambasadës së Serbisë në Pragë një takim që për ta paraqet “dënimin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe më 1999”.

Vizitën e ish-Sekretares Albright në Pragë ata e shfrytëzuan për ta akuzuar atë për “sulmet e NATO-së më 1999 dhe për atë që ka ndodhur më vonë”! Sipas tyre, ata kërkuan me “qetësi dhe edukatë” që ajo të nënshkruaj “edhe një vepër të saj”, që natyrisht se për ta ato ishin “të dhëna dhe fotografi për krimet e kryera ndaj serbëve”.

Ky provokim nxiti reagimin e pjesëtarëve të sigurisë. Në fund edhe Albright kërkon largimin e tyre.

Hidromorava

Një nga pjesëmarrësit, çeku Daniel Huba, në pyetjen se pse ishte në promovimin e librit, tha: “Madeleine Albright nga pozicioni i Sekretares së Shtetit ka shtyrë bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, kur aeroplanët e NATO-s bombarduan pa asnjë mandat të OKB-së. Ajo ka mbështetur xhihadin në Bosnje më 1992-1995, dhe manipulimin e fakteve rreth Srebrenicës. Ndërsa, personalisht ka përfituar nga privatizimi i Telekomunikacionit të Kosovës (insinuata të tyre, kur dihet se ky privatizim nuk ka ndodhur akoma). Prandaj, duhet të marrë përgjegjësi për vendimet e saj dhe të pranojë përgjegjësinë për gjakderdhjen në të cilën kanë rënë mijëra viktima civile”.

Në mesin e provokatorëve ishte edhe regjisori çek Vaclav Dvorzak, autor i filmit kontrovers dhe anti-shqiptar, “Kosova e rrëmbyer”, si dhe deputeti me prejardhje serbe në Parlamentin çek, Jaroslav Foldin.

Të përkujtojmë se Madeleine Albright ka lindur më 1937 në Pragë të Çekosllovakisë së dikurshme, në një familje hebrenje. Në vitet 1997-2001 ishte Sekretare amerikane e Shtetit, dhe një ndër mbështetëset më të mëdha të zgjidhjes së çështjes së Kosovës më 1998-1999 dhe të mbrojtjes së popullit shqiptar nga gjenocidi serb. /Telegrafi/