FITORJA

Albright: Dëshiroj ta shoh një Kosovë prosperuese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright i ka dhënë një mbështetje të fuqishme grave të Kosovës, përderisa, ka potencuar se zgjedhja e Atifete Jahjagës si presidente është një shembull që duhet festuar.

Ajo ka bërë këto komente në hapje të Samitit Ndërkombëtar të Gruas ku është ftuar si mysafire nderi.

Albright ka thënë se “ka ndjesi të madhe” për popullin kosovar dhe “dëshirën e madhe për të parë duke përparuar”.
“Tash kur ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës, konferenca është një gjë e mirë, sepse kontribuon në zhvillimin e demokracisë në rajon”, tha ish sekretarja Albright, duke shtuar se “pa gra demokracia në asnjë vend nuk është e mundshme”.

Hidromorava

Ajo ka bërë thirrje për barazi mes burrave grave, dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga gratë e keqtrajtuara që ta thyejnë heshtjen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, transmeton rel.

Ajo ka thënë se shtetet që po zhvillohen më së shpejti janë ato që i kanë thyer stereotipet ndaj grave.
Në këtë kuadër ajo ka përgëzuar Kosovën.

“Zgjedhja e Jahjagës dhe shërbimi që i bën shtetit duhet festuar, sepse po vë në pah çështjet me të rëndësishme për Kosovën. Ajo është një përfaqësuese fantastike e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.