ARKATANA

Albion Rrahmani shënon super gol në fitoren e Sparta Pragës – vlerësohet lartë për paraqitjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sparta Praga ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të kampionatit çek, duke mposhtur ekipin e Mlada Boleslav me rezultat 3-2., ku në qendër të vëmendjes këtë herë ishte sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani.

Në minutën e 22-të të ndeshjes, Rrahmani shënoi një gol spektakolar me një goditje akrobatike, duke i dhënë avantazhin Spartës dhe duke ngritur në këmbë tifozët në stadium.

Ky ishte goli i tij i parë për këtë sezon, një rikthim domethënës pas vështirësive fizike dhe formës së paqëndrueshme që e shoqëruan sezonin e kaluar.

Mobi Casa

Forma e treguar në këtë ndeshje tregon se Rrahmani është rikthyer në nivelin që pritet prej tij dhe është gati të marrë mbi supe barrën e repartit ofensiv të Spartës në një sezon ku objektivat janë të mëdha.

Për paraqitjen e tij ndaj Mlada Boleslav, Rrahmani mori notën 8.1 nga SofaScore, duke qenë një ndër më të mirët në fushë.

Ndërkohë, bashkëkombësi i tij Ermal Krasniqi, i cili gjithashtu është pjesë e Sparta Pragës, nuk u aktivizua në këtë takim dhe qëndroi në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.