ARKATANA

Albion Rrahmani humb vitin, mësohet se sa do të mungojë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Albion Rrahmani nuk do të jetë në gjendje që të luajë më për këtë vit.

Ndeshja e tij e parë si titullar me Kombëtaren e Kosovës po del të jetë e fundit e tij për këtë vit. Sulmuesi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës, shkruan Gazeta Express.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi rumun, “GSP”, Rrahmani do të mungojë për së paku tre muaj.

23-vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit të hënën.

ARKATANA

Rrahmani pësoi frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë.

Padyshim se ky është një lajm i keq edhe për Rapidin e Bukureshtit, pasi ish-sulmuesi i Ballkanit po kalonte formë të lartën në elitën e futbollit në Rumani.

Pas gjashtë paraqitjeve, reprezentuesi i Kosovës shënoi gjashtë gola dhe shtoi dy asistime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.