FIDANISHTJA

Albion Ajeti shënon në triumfin dramatik të Baselit kundër Sionit në Kupën e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Albion Ajeti ka shënuar në rikthimin dramatik 4:2 të Baselit në çerekfinale të Kupës së Zvicrës kundër Sionit, duke i ndihmuar skuadrës së tij të kalojë në gjysmëfinale të mërkurën. Sulmuesi shqiptar, i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, erdhi nga stoli për t’u siguruar që skuadra e tij Basel ta bëjë një rikthim sensacional dhe ta sigurojë kohën shtesë për ta garantuar një vend në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

Sioni shënoi dy gola të shpejtë në minutat 71 dhe 79 përmes Morgado dhe Grafic në Stade de Tourbillon, duke krijuar përshtypje se e kishte siguruar gjysmëfinalen.

Megjithatë, Ajeti, i cili u fut në lojë nga stoli në minutën e 32-të, e riktheu skuadrën mysafire në lojë duke shënuar tetë minuta para fundit.

Eco Higjiena

Baseli fitoi penallti në fund të kohës së rregullt, dhe barazoi përmes Zuffit, duke e dërguar lojën në kohën shtesë prej 30 minutave.

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ishte në stol por nuk u aktivizua fare në këtë takim, ndërkohë që mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka luajti titullar.

Vladimir Stocker shokoi vendasit duke realizuar dy gola në kohën shtesë dhe rrjedhimisht i siguroi një vend në gjysmëfinale Baselit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.