RCCOLA

Albina Zeneli, gazetarja dhe moderatorja ndryshe e fushës së Show Bizit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Albina Zeneli ka një popullaritet të jashtëzakonshëm në sferën e Show Bizit krejt kjo duke ju referuar zotësisë dhe shkathtësisë që ka si gazetare dhe moderatore. Ka mbaruar me kohë studimet në Gazetari dhe ka një platformë sociale “n’ZOOM” prej nga jep mesazhin e saj ndryshe nga gazetarët e mediet tjera. “Puna ime është saktësia dhe korrektësia sepse në gazetari këto dy finesa janë thelbi i profesionit gazetaresk. Jetoj, veproj dhe punojë me ndershmëri dhe kredibilitet në këtë fushë thotë për rajonipress Albina Zeneli.

Albina Zeneli është padyshim moderatorja, prezantuesja dhe gazetarja më e kërkuar dhe më e popullarizuar e fushës së Show Bizit. Ajo tashmë është e pranishme në të gjitha mediet shqiptare dhe në Kosovë, ku ka një platformë sociale shumë të kërkuar dhe atraktive.

Albina ka një veçori që ndoshta nuk e kanë shumë prezantuese e gazetare me përvojë edhe më të gjatë. Ajo jeton nga saktësia dhe korrektësia, dy finesa këto që i japin atributin e një profesioniste të ndershme, e të ekuilibruar profesionalisht.

Ka kryer gazetarinë në kolegjin UBT dhe është në përfundim edhe të masterit, derisa është e kyçur aktivisht në rrjedhat e jetës së personaliteteve më me ndikim në fushën e Show Bizit.

Po çfarë thotë Albina për epitetin “Gazetaria e Show Bizit”, dhe pse ajo e zgjodhi pikërisht këtë sferë që ta trajtojë në median e saj.

“Kur kam filluar të veprojë me platformën “n’ZOOM” pyetja e parë që i kam parashtruar vetës ishte nëse unë do të mund të ndikoja që ta ndryshojë pozitivisht mënyrën e raportimit nga kjo sferë shumë e popullarizuar dhe e ndjeshme njëkohësisht. Mos harroni se aktorët, këngëtarët dhe njerëzit e jetës së natës dhe të kulturës janë pak të rëndë për komunikim dhe intervista sidomos, nëse ata i pyet për çështjet që ata i shohin provokuese” shprehet Zeneli.

Albina thotë se e ka mërzi raportimin shkel e shko ose paraqitjen “dekorative” nëpër emisione të njerëzve që kanë begraund kulturor e artistik.

Mobi Casa

“Unë pëlqej të jem korrekte edhe në emisionet e mija televizive dhe çdo pyetje e bëjë me pasion dhe dashuri. I kam pyetjet e “rënda”, shpesh, por me mirëkuptim sepse dëshirojë ta edukojë publikun, lexuesin e dëgjuesin kosovar. Mundohem që të jem pjesë e mirë e vetëdijesimit edhe të artistëve, aktorëve e këngëtarëve sepse jeta e tyre është shumë e popullarizuar, por qasja duhet të ndryshojë rrënjësisht. Ka kaluar koha e gazetarisë së Show Bizit në stilin:”Ka fjetur mirë, ka ngrënë mirë, këtë veturë të shtrenjtë e ka ky këngëtar” e gjëra tjera periferike” shton Zeneli.

Albina Zeneli gjithsesi që mundohet ta tregoj edhe anën profesionale edhe aty ku të tjerët mendojnë se është e pamundur.

”Asgjë nuk ka të pamundur vetëm na duhet angazhim korrekt dhe qasje etike të mirëfilltë. Gazetaria na mëson se edukimi dhe vetëdijesimi i publikut është arma kryesore e një shoqërie, por fatkeqësisht ende kemi medie e portale online që publikojnë ose promovojnë njerëz pa asnjë vlerë për shoqërinë dhe kjo e zbehë përpjekjen tonë që të jemi më të sinqertë përpara publikut” shton ajo.

Ndryshe, Albina Zeneli është e pranishme shumë në mediet shqiptare, ku shpesh jep prononcime për figurat publike të atjeshme dhe përcjell me shumë saktësi evente të rëndësishme në fushën e muzikës.

Emisionet e saja janë shumë të pëlqyera sepse trajtojnë tema me motive nga më të ndryshmet.

Albina ndryshe u është mirënjohëse profesorëve të UBT dhe degës së Media e Komunikimit nga të cilët thotë se ka fituar njohuri e përvojë adekuate për tu përballur me sfida të shumta nga jeta gazetareske./rajonipress/