ARKATANA

Albina Kelmendi flet për vështirësitë në karrierën muzikore: Ju rrëfej ulje-ngritjet e mia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka folur se si erdhi bashkëpunimi i saj me Aurela Gaçen, “Motra jem”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo kujtoi dhe fillimet e saj të para të karrierës, nga pjesëmarrja në “The Voice”, “Top Fest”, e deri te përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision.

“Qëllimin tim si artiste e kam arritur që të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me gjithë familjen time. I gjithë rrugëtimi im është histori më vete, me gjithë uljet dhe ngritjet e veta, që duhet kohë t’i shpjegoj. Ajo që dua nga karriera ime tani është që të punoj me kompozitorë të mirë, me tekstshkrues të mirë, të sjell bashkëpunime të mira, siç ishte ky me Aurela Gaçen.

ARKATANA

Njerëzit janë mësuar të na shohin me atë shpërthimin. Jam e lumtur që u realizua bashkëpunimi me Aurelën. E kam dashur gjithmonë këtë bashkëpunim, sepse unë jam rritur me të, duke u inspiruar nga një artiste si Auela. Jam e lumtur që jetoj në epokën e saj, në kohën e saj dhe ta kem si dëshmi një bashkëpunim me Aurelën. Më vjen mirë që pranoi ftesën time. Unë jam pak e turpshme kur vjen puna për të kërkuar një bashkëpunim. I kam frikë refuzimet, duke marrë parasysh se Aurela ka pasur shumë angazhime.

Me Aurelën kam komunikim sepse më ka mbështetur që nga koha e The Voice, që kur kam filluar të këndoj. ‘Motra’ është edhe e kontekstit Kosovë dhe Shqipëri. Kënga i dedikohet dashurisë më të sinqertë siç është motra për motrën, vëllai për motrën, por edhe si dy motra që jemi një komb, por jemi fatkeqësisht dy shtete”, tha Albina.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.