UBT

Albina Kelmendi flet për rrugëtimin e saj të vështirë në muzikë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sepse gjithë rrugëtimi im është rrugë me nota. Kënga e parë është rock, çdo këngë mban në vete ato që kam prekur unë si këngëtare. “Ftyra jem”, kënga e parë, tregon gjithë atë që unë e ndiej por nuk nuk mund ta shpreh.

“Do i jem mirënjohëse gjithmonë “The Voice”, sepse ka qenë një start i fuqishëm për mua”

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”. Artistja ka folur se si erdhi bashkëpunimi i saj me Aurela Gaçen, “Motra jem”.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo kujtoi dhe fillimet e saj të para të karrierës, nga pjesëmarrja në “The Voice”, “Top Fest”, e deri te përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision…

Pjesë nga intervista:

Si i kujton performancat e tua ndër vite?

Hidromorava

“The Voice” mbetet shtylla kryesore ku pata fatin të filloj karrierën time. Pas asaj ishte pak e vështirë, sepse isha mësuar të merresha në mënyrë profesionale. Dhe të kthehem e të bëj muzikë me një kitarë në një lokal shumë të vogël, ishte goxha e vështirë. Prita sepse nuk kishte festivale apo garë që të vazhdoja karrierën, deri te “Top Fest”, na mungojnë të tilla skena. Pastaj në “Top Fest” ishte një eksperiencë e rrallë, çfarë nuk kam bërë, jam bërë virale dhe me pamjen time. Do i jem mirënjohëse gjithmonë “The Voice”, sepse ka qenë një start i fuqishëm për mua.

“Rrugë me nota”, quhej albumi yt i publikuar një vit më parë. Pse e titullove kështu?

Sepse gjithë rrugëtimi im është rrugë me nota. Kënga e parë është rock, çdo këngë mban në vete ato që kam prekur unë si këngëtare. “Ftyra jem”, kënga e parë, tregon gjithë atë që unë e ndiej por nuk nuk mund ta shpreh.

Ke sjellë album, ke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, çfarë ka mbetur akoma pa bërë?

Qëllimin tim si artiste e kam arritur që të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me gjithë familjen time. I gjithë rrugëtimi im është histori më vete, me gjithë uljet dhe ngritjet e veta, që duhet kohë t’i shpjegoj. Ajo që dua nga karriera ime tani është që të punoj me kompozitorë të mirë, me tekstshkrues të mirë, të sjell bashkëpunime të mira, siç ishte ky me Aurela Gaçen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.