Albina Basha – Halili me punim shkencor për hartat e territorit të komunës së Gjilanit
Gjilan – Në konferencën shkencore ndërkombëtare të mbajtur në Bullgari Komuna e Gjilanit u prezantua me 29 harta tematike nga Albina Basha- Halili dhe Bashkim Idrizi ndryshe e njohur edhe si konferencë ndërkombëtare për hartografi dhe GIS.
Në kuadër të konferencës së gjashtë ndërkombëtare për Hartografi dhe GIS të mbajtur në Albenë-Bullgari në periudhën 13-17 qershor 2016 përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit znj. Albina Basha-Halili (magjistër i shkencave në fushën e gjeografisë socio- ekonomike) u prezantua me punim shkencor me titull “Developing Geodatabase and Compilation of Socio Economic Maps for Gjilan Municipality”, në bashkautorësi me profesorin e hartografisë Bashkim Idrizi nga Shkupi.
Në punimin shkencor u prezantuan 29 harta të përpiluara për territorin e komunës së Gjilanit nga sfera socio ekonomike, sipas të dhënave që i takojnë vitit 2012, si rezultat i kërkimit i të dhënave zyrtare në institucionet qendrore e komunale dhe hulumtimeve të drejtpërdrejta fushore. Qëllimi kryesor i hulumtimit ishte prezantimi i krijimit të serive kohore të hartave tematike të gjeneruara nga baza e të dhënave gjeohapësinore në GIS në funksion të analizës dinamike të dukurive shoqërore, planifikimit dhe rregullimit të territorit, si dhe prognozimit dhe projektimit të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe të mirëqenies në komunën e Gjilanit.
Në vazhdim është lista e hartave të përpiluar për komunën e Gjilanit:
Harta administrative e Komunës së Gjilanit
Harta e vendbanimeve në Komunën e Gjilanit
Harta e relievit të Komunës së Gjilanit
Rrjeti hidrografik në Komunën e Gjilanit
Numri i punëkërkuesve sipas kualifikimit në Komunën e Gjilanit
Numri i punëkërkuesve sipas grupmoshës në Komunën e Gjilanit
Numri i punëkërkuesve të gjinisë femërore sipas kualifikimit në Komunën e
Gjilanit
Numri i punëkërkuesve sipas strukturës nacionale në Komunën e Gjilanit
Vendet e lira të punës sipas kualifikimit në Komunën e Gjilanit
Burimi kryesor i jetesës në Komunën e Gjilanit
Të punësuarit sipas sektorëve në Komunën e Gjilanit
Numri i popullsisë në Komunën e Gjilanit
Dendësia e popullsisë në Komunën e Gjilanit
Struktura gjinore e popullsisë në Komunën e Gjilanit
Struktura etnike e popullsisë në Komunën e Gjilanit
Struktura e moshës në Komunën e Gjilanit
Struktura fetare në Komunën e Gjilanit
Statusi martesorë në Komunën e Gjilanit
Harta rrugore e Komunës së Gjilanit
Objektet arsimore në Komunën e Gjilanit
Numri i nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Gjilanit
Objektet shëndetësore në Komunën e Gjilanit
Numri i punëtorëve shëndetësorë në shëndetësinë primare të Komunës së Gjilanit
Numri i pacientëve në shëndetësinë primare
Barnatoret në qytetin e Gjilanit
Kapacitetet bujqësore në Komunën e Gjilanit
Kapacitetet blegtorale në Komunën e Gjilanit
Kapacitet industriale në Komunën e Gjilanit
Harta turistike e Komunës së Gjilanit
Punimi shkencor është ekstrakt i punimit të magjistraturës së znj. Albina Basha-Halili me titull “Përpilimi i serisë 2012 të hartave socioekonomike për Komunën e Gjilanit” që ka mbrojtur në vitin 2015 në Fakultetin e shkencave matematike natyrore të Universitetit të Tetovës, nën udhëheqje shkencore të Bashkim Idrizi.
Prezantimi i rezultateve të punimit të magjistraturës në konferencë ndërkombëtare për hartografi dhe GIS dhe pranimi i punimit shkencor për botim pas recensimit ndërkombëtar, qartë tregon se hulumtimi i realizuar në kuadër të punimit të magjistraturës i përmban të gjitha standardet bashkëkohore në fushën e hartografisë dhe GIS-it.
Konferenca ndërkombëtare për hartografi dhe GIS është një ndër konferencat më prestigjioze në botë në këtë fushë, që organizohet çdo dy vjet nën ombrellën e Asociacionit Ndërkombëtar për Hartografi, e nën organizim lokal të Asociacionit Bullgar për Hartografi dhe Universitetit për Arkitekturë, Ndërtimtari dhe Gjeodezi në Sofje. Kryetar i këshillit organizativ ndërkombëtar është prof Milan Konecny nga Republika Çeke, kryetar i këshillit organizativ lokal është prof Temenoujka Bandrova nga Bullgaria, ndërsa në listën e këshillit organizativ ndërkombëtar qëndron emri i bashkautorit dhe mentorit të Albinës, Bashkim Idrizi.
Pjesëmarrjen e znj Albina Basha-Halili në konferencë e përkrahi financiarisht Komuna e Gjilanit.
Krahas punimit shkencor të Albina Basha Halilit, në konferencë gjithsej u prezantuan 4 punime nga autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët në mënyrë dinjitoze prezantuan hartografinë shqiptare./rajonipress/




