UBT

Albin Kurtit i mungon lidershipi dhe sinqeriteti për ta hapur Urën e Ibrit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nga Besa Ismaili – Se sa të përnjëmendta i ka kryeministri Kurti dhe qeveria e tij deklaratat “Ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës”, e ka treguar Banjska.

Për Banjskën, kryeministri Kurti ka mësuar në atë moment kur kanë kuptuar gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pra, as edhe një minut më përpara. Madje, derisa ai dhe oborrtarët e tij po kthjelloheshin nga gjumi atë mëngjes, përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, veçmë dhe njëzëri kishin dalur me deklarata dënuese.

Se këndejmi, për të shkurtuar tregimin, edhe kryeministri Kurti i ka të qarta këto gjëra por po bën lojën e tij të zakonshme llafe-llafe, jo vetëm që u parandalua banjskëzimi i Kosovës, por u këput në rrënjë “wagnerizimi” i veriut. Kaq.

Tani për tani.Por më lejoni t’jua rikujtoj disa nga një sërë arsyesh pse lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është jetike për Kosovën:

Partneriteti strategjik: Kosova ka zhvilluar një partneritet të ngushtë strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë vendimtar në mbështetjen e sovranitetit, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Zhvillimi ekonomik: SHBA-të janë një nga partnerët dhe investitorët kryesorë tregtarë të Kosovës, duke ofruar mbështetje jetike për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës.

ARKATANA

Bashkëpunimi për sigurinë: SHBA-të kanë luajtur rol kyç në mbështetjen e sektorit të sigurisë së Kosovës, duke përfshirë ndihmën ushtarake dhe ato të zbatimit të ligjit.

Ky bashkëpunim është thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Mbështetja politike: SHBA-ja ka qenë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës dhe secilës përpjekje shtetndërtuese, duke ofruar mbështetje thelbësore politike në skenën ndërkombëtare.

Vlerat e përbashkëta: Kosova dhe SHBA ndajnë vlera të përbashkëta si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Këto vlera të përbashkëta përbëjnë bazën për një lidhje të fortë midis dy vendeve.

Në përgjithësi, lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është thelbësore për zhvillimin dhe stabilitetin e vazhdueshëm të Kosovës, si dhe për promovimin e interesave dhe vlerave të përbashkëta në rajon dhe më gjerë.

Kosova nuk ka asgjë që i duhet për të shtrirë ushtruar sovranitet të plotë, për t’u integruar dhe zhvilluar, e që s’mund t’a bëj këtë në partneritet me aleatë. E lëre më hapjen e urës. Vetëm do lidership dhe sinqeritet kjo gjë.

Albin Kurti nuk i ka asnjërën, as lidershipin dhe as sinqeritetin. Fatkeqësisht për ne dhe Kosovën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.