United Hospital

Albin Kurti uron për më shumë barazi, drejtësi e solidaritet për 2018’ën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës për fetën e Vitit të Ri. Ka thënë se shpreson se në vitin e ardhshëm do të ketë më shumë barazi, drejtësi e solidaritet. Por, ka thënë se gjithë këto nuk arrihen me urata, por duhet punë për t’i arritur këto objektiva.

“Të dashur miq e mbështetës, sot siç e kërkon rasti dëshiroj t’jua uroj dhe unë Vitin e Ri. Qoftë 2018 një vit me më shumë fat e mirësi për ju, kudo që jeni të angazhuar, në punë, në studime, në familje, apo në kërkimin e tyre! Qoftë e sotmja një mbrëmje çlodhëse dhe gazmore pranë të afërmve tuaj!”, ka shkruar Kurti në urim.

Kurti është liruar nga paraburgimi për Vitin e Ri ku po gjykohet se hodhi gazin lotsjellës në Parlament për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

United Hospital

Ai ka kërkuar të punohet më shumë që vitin tjetër t’u vihet fund punëve të këqija.

“Do të kisha dashur t’ju uroja që viti i ardhshëm të ketë më pak padrejtësi për ne, më pak varfëri, më pak ndrydhje, shtypje, diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet të cilat i marrim për shembull. Mirëpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme të të gjithëve ne. Puna për barazinë gjinore fillon në familje, puna për solidaritetin shoqëror dhe ekonomik fillon në lagje, puna për zhvillim institucional e demokraci fillon në qytetin ku jeton secili prej nesh. Duhet një angazhim i pandalshëm, e jo vetëm kur ka fushatë. Sa më të mëdhaja të jenë përmasat e këtij angazhimi, aq më shpejt do të përparojë shoqëria e kombi jonë. Le të shpresojmë pra se 2018 do të jetë vit i angazhimit e i punës së mirë, që t’i vëmë më në fund fre punëve të këqija. Edhe një herë ju uroj pushim e festë të mbarë, dhe gëzuar Vitin e Ri 2018”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.