UBT

Albin Kurti s’e ka problem dhunimin e sovranitetit, është i obsesionuar me veten e tij

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është tepër shqetësues fakti se Beogradi zyrtar e ka futur në karantinë Mitrovicën veriore dhe Zveçanin, ndërsa ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti po merret me veten.

Ish-ministri Tahiri ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “kryeministri i shkarkuar Albin Kurti duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia, por është i preokupuar dhe i obsesionuar me veten e tij dhe partinë e tij”.

Uji Dea

POSTIMI I PLOTË:

Lajmi që dy Komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani, janë futur në karantinë, si dhe rreth 200 qytetarë në pesë Komuna janë detyruar të izolohen, me urdhër nga Beogradi, për shkak të pandemisë, është shqetësim tepër serioz për shtetin tonë.Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia, por është i preokupuar dhe i obsesionuar me veten e tij dhe partinë e tij.Por, ai duhet ta kthejë vëmendjen kah problemet reale që ka para vetes, dhe të marrë masa urgjente, t’i dërgojë në veri përfaqësuesit e institucioneve tona, qoftë të sigurisë, qoftë shëndetësore, për çkado që qytetarët e asaj pjesë kanë nevojë. Prezenca e institucioneve të Kosovës është e domosdoshme atje.Sikur Albin Kurti vetëm gjysmën e energjisë që shpenzonte për akuzat ndaj të tjerëve në relacion me Serbinë, sa ishte në opozitë, ta vinte tash në funksion, situata në terren do të ishte ndryshe. Por, kjo është hipokrizia e tij e radhës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.