GRANDEMALL

Albin Kurti: Qytetarët dhe i gjithë populli ynë kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Në këto 18 pas luftës, Kosova ishte shtet me deklarata politikanësh, shtet i deklaruar zyrave, shtet deklarativ. Me VV vjen përmbajtja, e vërteta, e drejta, Lëvizja. Dy koalicionet që më shumë janë një koalicion në dy lista janë përvoja e hidhur e qytetarëve. VETËVENDOSJE! është shpresa e re e këtij vendi”, shtoi tutje. “Unë i kam dëgjuar shpesh e shumë jo pak politikanë dhe të afërm të tyre teksa ironizojnë korrupsionin në Kosovë duke thënë që korrupsion ka gjithkund edhe në Perëndim. Pasuria e vjedhur nga buxheti duhet të konfiskohet dhe do të konfiskohet”, tha po ashtu Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti.

Në fjalimin e tij para qytetarëve të Pejës në tubimin e mbajtur në këtë komunë, Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, tha se qytetarët e Pejës dhe mbarë Kosovës janë njerëz të mirë që nuk i kanë merituar këto qeveri të këqija.

“Qytetarët dhe i gjithë populli ynë kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben. Ne duam të qeverisim se duam të shërbejmë”, u shpreh Kurti. Ai tha se çdo ditë e kemi parë diktaturën prej lart, por me 11 qeshor do ta shohim demokracinë prej poshtë. Si dhe shtoi se më qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s nuk ka më as korrupsion dhe as krim, por ka demokraci dhe zhvilllim, mirëqenie e punësim, zhvillim e begati.

FITORJA

“Në këto 18 pas luftës, Kosova ishte shtet me deklarata politikanësh, shtet i deklaruar zyrave, shtet deklarativ. Me VV vjen përmbajtja, e vërteta, e drejta, Lëvizja. Dy koalicionet që më shumë janë një koalicion në dy lista janë përvoja e hidhur e qytetarëve. VETËVENDOSJE! është shpresa e re e këtij vendi”, shtoi tutje. “Unë i kam dëgjuar shpesh e shumë jo pak politikanë dhe të afërm të tyre teksa ironizojnë korrupsionin në Kosovë duke thënë që korrupsion ka gjithkund edhe në Perëndim. Pasuria e vjedhur nga buxheti duhet të konfiskohet dhe do të konfiskohet”, tha po ashtu Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti.

Ai premtoi se se me qeverinë e VETËVENDOSJE!-s merr fund terri i krimit dhe drita e drejtësisë, duke shtuar se qeverisja e VETËVENDOSJE!-s sjell vende pune sepse me të vjen edhe prodhimi edhe tregu për atë prodhim.

“Me 11 qershor u thoni mjaft dhe kurrë me qeverive të pasluftës. VETËVENDOSJE! është emri i ndryshimit dhe 35 është numri i fitores’, tha ndër të tjera Kurti, duke shtuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i respektojë të drejtat e pakicës serbe, jo sepse e kërkon Beogradi, por se ne besojmë te respektimi i të drejtat e njeriut.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.