United Hospital

Albin Kurti: Qeveria e Shqipërisë nuk duhet ta lërë vetëm Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se janë të gjitha gjasat për një konflikt të ri mes shqiptarëve dhe serbëve.

Kurti në një intervistë për “Koha Jonë”, shprehet se sot në Beograd janë në pushtet të gjitha forcat politike që ishin në kohën e Sllobodan Milosheviçit, ndërkaq edhe rritja e shpenzimeve ushtarake të Serbisë flet për mundësitë e një konflikti.

“Serbia është duke u militarizuar ndërkaq ndikimi rus është duke u shtuar. Buxheti vjetor i Serbisë për ushtrinë e saj është 500 milionë euro. Sivjet ajo ka ndarë edhe 300 milionë të tjera për armatim të ri dhe mirëmbajtje të tij. Bosnja, Kosova, por edhe Mali i Zi janë në rrezik nga Serbia. Kosova e Shqipëria duhet të bashkërendohen për fatin e mirë të kombit shqiptar”, shprehet Kurti.

ARKATANA

Tensionet e kohëve të fundit me murin në Mitrovicë, arrestimin e Ramush Haradinajt dhe treni serb, sipas Albin Kurtit flasin për një ringritje të nacionalizimit shovinist serb me ndihmën e Rusisë.

I pyetur për rolin që duhet të luajë Tirana zyrtare në lidhje me Kosovën, Kurti shprehet se, shteti shqiptar duhet të mbledhë shqiptarët anembanë kufijve,pasi Kosova është tejet e rëndësishme për t’ia lënë atë vetëm qeverisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.