Fundamenti

Albin Kurti: Po përpiqemi natë e ditë që të arrijmë marrëveshje me LDK-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës, ka folur para mediave për bisedimet për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se me LDK-në janë duke u përpjekur natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur t`i kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha ai.

UBT

Ai ka folur edhe për vendimin për Ligjin për Paga nga Gjykata Kushtetuese.

“Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me që rast të gjitha ato që thuhen aty do t’i adresojmë, përndryshe unë besoj që kemi nevojë për një ligj të ri, në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen, edhe me ligjin e ri, shoferi dhe vozitësi i kryeparlamentaritt e kanë rrogën më të madhe se drejtori i shkollës”, shtoi lideri i VV-së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.