ARKATANA

Albin Kurti pajiset me vizë, udhëton në SHBA

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shumë refuzimeve, ka marrë vizën amerikane. Si lajmëron Lëvizja Vetëvendosje, ai së bashku me një delegacion të kësaj partie do të shkojë në vizitë pune në SHBA.

“Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në përbërjen e Albin Kurtit, kryetar i saj dhe i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë, Visar Ymeri, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Florin Krasniqi, deputet i kësaj lëvizjeje dhe Boiken Abazi, koordinator i sekretariateve në Lëvizje, do të qëndrojnë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga data 24 maj, u njoftua përmes një komunikate” thuhet në komunikatën për media.

Gjatë qëndrimit në SHBA ky delegacion do zhvillojë takime me përfaqësues dhe organizata të shtetit dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA. Anëtarët e tij do t’i informojnë mikpritësit me situatën aktuale ekonomiko-politike në Kosovë.

UBT

Sipas komunikatës, delegacioni do të qëndrojë në Washington DC, New York, Boston, Detroit, Chicago dhe Dallas.

Albin Kurti është i ftuar në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për t’i mbajtur disa ligjërata në disa organizata në SHBA, dhe po ashtu në këtë cilësi do të zhvillojë edhe takime me kongresmenë e përfaqësues të tjerë të shtetit amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.