Fundamenti

Albin Kurti “i pafuqishëm” përballë AKI-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Katër muaj pasi kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj kishte emëruar Kreshnik Gashin në pozitën e Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ky vendim ishte vlerësuar si antikushtetues ndërsa Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë e kishte quajtur “pazar të PAN-it të vjetër”.

Ndërsa pas marrjes së pushtetit, pavarësisht dhjetëra shkarkimeve që ka bërë Qeveria Kurti ende nuk e ka futur në rend dite shkarkimet e mundshme në AKI.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se të njëjtën shqetësim e kanë edhe sot.

Selimi në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se do të veprojnë në përputhje me kompetencat.

“Të njëjtin shqetësim e kemi edhe sot, por tash Qeveria do ta shohë me kujdes të gjithë procedurën dhe do të veproj në përputhje me kompetencat e saj. Në këtë rast nëse ka rol edhe Kuvendi po ashtu do të veproj. Tash kemi kohë të shohim nga afër të gjithë problematikën”, ka thënë ai.

Hidromorava

E i pari i deputetëve të VV-së ka thënë se këtë herë do të respektohen kriteret e përzgjedhjes.

“Kriteret janë të përcaktuara dhe besoj se do të respektohen të gjitha kriteret, tek e fundit ne po diskutojmë tash për mosrespektim të kritereve të mëhershme e nuk duhet të bëjmë në të njëjtën gjë”, ka përfunduar Selimi.

Ndryshe kujtojmë që në fundin e muajit nëntor të 2019-es kur ishin bërë pothuajse 20 ditë nga dorëheqja e Shpend Maxhunit nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, kryeministri i atëhershëm e kishte bërë publik lajmin e pasuesit të Maxhunit.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, kishte njoftuar Haradinaj.

Ndërsa në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhej se Haradinaj nuk kishte kompetenca për emërime të tilla gjatë kohës kur ishte në largim.

“Emërimet antikushtetuese në AKI – pazar i PAN-it të vjetër. Sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit. Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin. Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues”, thuhej në reagimin e VV-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.