Albin Kurti: Gjykata Speciale do të bëhet më e famshme se Kosova
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se më shpesh po ndryshohet Kushtetuta e Kosovës se sa ligjet e vendit. Ai ka thënë se asnjëherë Kosova s’ka pasur Kushtetutë të mirë por gjithmonë ka pasur përvojë të keqe me ndryshimet kushtetuese.
“Tash që nuk është miratuar kjo Gjykatë nuk po përmendemi nga opinioni ndërkombëtar. Mirëpo, në dhjetë vitet e ardhshme do të ndërtohet si lajm për Kosovën. Dhe, Gjykata Speciale do të jetë më e famshme se Kosova”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se imazhi i Kosovës do të nxihet me formimin e Gjykatës e cila do të merret me krimet e kryer nga ushtarët e UÇK’së./express/


