UBT

Albin Kurti: Fajin për këtë që po ndodhë e ka Qeveria, protestat vazhdojnë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se fajin për atë që ndodhi sot e ka Qeveria. Ai tha se pa përmbushjen e kërkesave të protestuesve, nuk do të ndalen protestat.
Kurti tha se derisa nuk shkarkohet Jabllanovici dhe derisa nuk do të ketë një projektligj për Trepçën në Kuvend, nuk do të ndalen protestat

“Derisa nuk shkarkohet Jabllanovici, protestat do të vazhdojnë. Për hapat e mëtutjeshëm do të ju njoftojmë në vazhdim”, ka thënë Kurti dhe ka shtuar se pa përmbushjen e kërkesve të protestuesve, nuk ndalet protesta.

“Po them se do ta bëjmë publike në ditët në vazhdim se kur do të vazhdojë protesta”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti: Fajin për këtë që ndodhi sot e ka Qeveria

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme thotë se fajin për këtë që ndodhi sot, e ka qeveria e Kosovës.

Mobi Casa

Ai ka thënë se po të ishte shkarkuar Jabllanovici dhe të sillej projektligji për Trepçën në Kuvend ashtu siç ishte paraparë, nuk do të ndodhte kjo që ndodhi kjo.

“Po të ishte shkarkuar Jabllanovici, po të ishte sjellur ligji për Trepçën këto gjëra nuk kishin ndodhë. Pra përgjegjësinë për trazira i merr Qeveria”, tha ai.

Ai tha se protestat nuk janë politike por po bëhen për shkarkimin e një ministri që sic u shpreh Kurti, “po forcon Serbinë në Kosovë”.

Bëhet fjalë për shkarkimin e një njeriu që me deklaratat e tij politike po tregon se ka për qëllim ta forcojë Serbinë brenda Kosovës dhe ta rrënojë shtetin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.