ARKATANA

Albin Kurti është njeri totalitar, PDK nuk bën koalicionin me VV-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në emisionin Analizë në RTK ka folur për tendencat totalitare të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.Krasniqi ka thënë se lista e VV-së përbëhet nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me vlera, por shtoi se kanë mbledhur njerëz ekstremistë e titistë, që duket sikur ta përziesh ujin me vaj.

“Kurti nuk ka as ekip e as program. Kurti i cili nuk është as kandidat, ligjërisht, po e ofron vetveten tek qytetarët si mesia, ndërkaq nuk ka asnjë ofertë konkrete për qytetarët”, tha Krasniqi, duke shtuar se kjo tregon për tendencën totalitare të Kurtit, i cili e ka rrethuar veten me persona ekstremistë.

FIDANISHTJA

Krasniqi tha se Kurti i ndërron qëndrimet varësisht nga sezona politike dhe varësisht nga cfarë janë interesat e tij personale. Vetëvendosjen, Krasniqi e quajti “parti kameleone”, ndërkaq tha se PDK është parti që ka traditë dhe vlera, në bazën e të cilës qëndron lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi theksoi se interesi primar i PDK-së është interesi i shtetit, duke përmendur pjesëmarrjen e PDK-së dhe rolin e saj vendimtar në të gjitha proceset historike për Kosovën dhe tash së fundmi votat e PDK-së për ligje që kanë qenë esenciale për qytetarët e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.