Albin Kurti e quan qyqan Isa Mustafën

Albin Kurti ka folur edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku në një moment i ka thënë Isa Mustafës qyqan.
Kurti ka thënë se kishte dëgjuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, derisa po jepte intervistë, që në darkën me ndërmjetësuesen e BE-së Fredrika Mogerinin, kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ia kishte treguar Mustafës në prani të delegacionit të BE-së disa fotografi të kishave ortodokse që ishin shkatërruar në Kosovë. Ndërsa Mustafa kishte thënë se ishin ndjerë në siklet.
“E kam përcjell ku tregon se Vuçiqi ia kishte treguar disa fotografi të shkatërrimit të kishave ortodokse në Kosovë, e Muastafa ishte ndjer në siklet. E unë i kisha thënë po ti o qyqan ku i kishe fotografitë të tregoje për krimet e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti në Click të tv21./Indeksonline/