Fundamenti

Albin Kurti e quan Isa Mustafën kolaboracionist – “PDK-LDK” e forcuan SHIK’un

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Isa Mustafën kolaboracionist, derisa ka thënë se bashkimi i PDK’së me LDK’në po bëhet për të forcuar SHIK’un.“Kolaboracionizmi i Mustafës me Thaçin e bënë ShIK’un më të fortë”, ka thënë Kurti, në konferencën e organizuar sot.

Ai ka thënë se ambiciet e liderëve të partive tjera e dështuan punën disamujore të Bllokut.

“Për pesë muaj kemi dëshmuar që PDK’ja është pakica që e ka kapur shtetin. Ditëve të fundit ambiciet e pakontrolluar e dështuan punën pesë muajshe”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë thirrje partive tjera politike për të bërë gjithçka në Kuvend dhe me rrugë për të larguar këtë qeveri nga pushteti.

“Marrëveshja e mbrëmshme i ka inkurajuar strukturat e krimit. Ju bëjmë thirrje forcave që e donë të mirën e këtij vendi të bashkohemi e ta largojmë këtë regjim në Kuvend e jashtë Kuvendit”.

Edhe Visar Ymeri ka paralajmëruar Isa Mustafën se do të ketë punë me Vetëvendosjen.

Hidromorava

“Do ta luftojmë Isa Mustafën si Kryeministër”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, marrëveshja e mbrëmshme PDK-LDK e ka rilegjitimuar krimin në Kosovë.

Ndërkohë, Albin Kurti ka shkuar edhe më larg duke komentuar marrëveshjen e Isa Mustafës me PDK’në.

Sipas tij, PDK dhe LDK u morën vesh jo vetëm për qeverisje por edhe për dosjen e krimit dhe korrupsionit.

“Mbrëmë nuk ka pasur marrëveshje, por pazar me dosje”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.