Mobi Casa

Albin Kurti dhe Sokol Haliti po ngrejnë dolli duke i shkelur interesat e qytetarëve të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Albin Kurti pa u skuqur fare dhe sikur nuk e dinë dëmin e tij të madhë që ia bëri Vitisë gjatë qeverisjes së tij, me anulimin e vendimit për kyçjen e Vitisë në autostradë e duke ua mohuar mbi 50 mijë qytetarëve të Vitisë kyçjen në autostradën Prishtinë – Shkup dhe duke e ndalur kështu projektin më të rëndsishëm për Vitinë në 50 vitet e fundit e siç duket Sokol Haliti nuk brengoset fare për interesat e qytetarëve të tij, por vrapon për një foto e protagonizëm politik.

Eco Higjiena

Vitia nuk ka nevojë për t`i ngritur dollitë nga ata që ia ndalin zhvillimin dhe ia mohojnë̈ projektet më të rëndsishme të saj dhe e kujtojnë̈ Vitinë vetëm atëherë kur u duhen votat e Vitiasve. Albini e Sokoli sot do duhej të reflektonin politikisht e kokëulur ta pranonin mashtrimin e madhë ndaj qytetarëve të Vitisë. Sot në vend të oportunizmit politik të tyre do duhej së paku një kërkim falje nga Albin Kurti e Sokol Haliti ndaj qytetarëve të Vitisë për ndëshkimin historik që ia bën Vitisë sepse me mohimin e kyqjes së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”, Albin Kurti përfundimisht e ka izoluar Vitinë duke ia ndaluar zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me Prishtinën e Shkupin thuhet në reagimin e Bekim Azizit kryetar i degës së PDK-së në Viti./rajonipress/