Eko Higjiena

Albin Kurti dhe Edi Rama i shkrijnë raportet në Tiranë – në takim edhe aktori i famshëm francez

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se ka shkrirë raportet me Albin Kurtin, ku edhe u takua sot dhe biseduan rreth mirëkoordinimin e të dy qeverive.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë”, ka shkruar Rama.

Tutje, Rama tha se me Kurtin patën një moment pushimi me autorë kosovarë dhe aktorin e filimit “Unë dhe Millosheviçi”, Gerad Depardieu, film i cili po xhirohet në Shqipëri.

Uji Dea

“Patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, shtoi Rama.

Kujtojmë se njëherë një kohë, Rama dhe Kurti, kishin ngrirë raportet mes tyre për shkak të afrimit të Ramës me presidentin Thaçin dhe mbështetjes së planit të Thaçit rreth shkëmbimit të territoreve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.