Uji Dea

Albin Kurti aktivist u shndërrua në burrështeti!

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Nga Halil Matoshi – Ndërmjetësit e BE-së Borrel e Lajcak dhe emisari amerikan Gabriel Escobar patën kumtuar se palëve nuk do t’u ofrohet fare të nënshkruajnë ndonjë dokumet, por Albin Kurti, i zënë ngusht tha se Vučić iu shmang nēnshkrimit si më 27 shkurt në Bruksel.

Ç’është e vërteta askush askujt në Ohër nuk i ka ofruar asnjë letër për ta nënshkruar.

Marrëveshja është arritur.

Dhe është bërë mirë. Albin Kurti braktisi popullizmin dhe luajti pragmatistin. Ai braktisi Albinin aktivist – peng i të kaluarës së tij – për t’ia dhënë Kosovës Kurtin politikan, e që e kupton rolin e tij për të cilin është mandatuar: t’i zbatojë të gjitha Marrëveshjet e të gjitha Qeverive të kaluara, pa mundur t’ua ndryshojë asnjë pikë a presje.

Dhe një ditë kur të shkojë nga skena politike dikush tjetër do të shlyej borxhet e tij në kafene.

Të tjerat janë blofe.

Albin Kurti nga universi i tij paralel, është tashmë një burrështeti i realpolitikës, që e di se politika është art i të mundshmës, prandaj me të dëshiruarën i ushqen turmat që e duan në lëkurën e një kafshe të egër.

Si luan i Kosovës.

Sa për bukë e lojēra.

Kaq. Albin Kurti u zbut.

Fundja as që ka pasur alterativë. Dokumenti ishte i modelit merre ose lëre dhe i panegociueshëm.

Tash militantët e Albin Kurtit do të përpiqën të thonë si ai e shmangu Zajednicën por nuk e thonë dot se “luani i tyre” ua ka hedhur, duke iu rikthyër emrit kushtetues Asociacion dhe vetqeverisjën tashti po e quan vetmenaxhim, si gjetje kreative, por në thelb nuk e ka ndryshuar asnjë shkronjë në Planin Franko – Gjerman.

Kurti duke iu përgjegjur në gjuhën serbe një pyetje të një gazetareje në Ohër, u gjet gafil, nuk iu kujtua fjala vetmenagjim dhe tha ‘samouprava’ (vetqeverisje) “por nuk është bash vetqeverisje”, u shpreh me buzë në gaz.

Plani franko-gjerman ishte një dokument që u shitet palëve si ilaç i ri për problemet e vjetra.

Dhe palët janë të vetëdijshme së nuk u sjell asnjë perfitim.

Ky plan vërtet është menduar jo si provim por si ushtrim.

Që Vučić t’i mësojë nacionalistët serbë të jetojnë pa Kosovën e Kurti t’i mësojë të vetët me Asociacionin aq gjatë të stigmatizuar.

Uji Dea

Prandaj është plan fantastik.

Dhe ndërmjetësit u kanë lejuar palëve që ta shesin para publikut të brendshëm hem marrëveshje hem jo, që u mundëson atyre të zbatojnë sëcilēn pikë larg syve të publikut, e duke u sjellur sikur nuk po ndodh asgjë.

Për herë të parë është zgjedhur teknika e zbatimit të detyrimeve të marrura në Bruksel nga palët, në mirëbesim.

Pa nënshkrim e pa ratifikim. Porse këtë herë me mbikqyrje dhe afate strikte.

Albin Kurti vet ia ka vërë emërtimin bashkësisë/partneritetit të komunave me shumicë serbe “Zajednica”, ashtu siç e thërrasin serbët e Listës Srpska të Aleksandar Vučić-it, e duke e shmangur emërtimin kushtetues: Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti ua ka mohuar serbëve ndër vite partneritetin e komunave, kurse për shqiptarët ka kërkuar bashkim kombëtar (bashkësi me Shqipëri) pra etnizim e nacionalizëm si zgjidhje kombëtariste, që është postulat borgjez e produkt i kapitalizmit – sēkëndejmi fenomen josocial dhe jodemokratik!

Është ditur që Serbia e pranon Marreveshjën se nuk humb asgjë, kurse Kosova e pranon se nuk fiton asgjë.

Duket paradoksale, apo jo!?

Sëkëndejmi Serbia ka humbur çdo gjë në Kosovë, parë nga prizmi hegjemonist, porse serbët kosovarë kanë fituar të drejta shtesë, sipas rendit kushtetues të Kosovës.

Kosova nis themelimin e Asociacionit (menjëherë!) sipas Marrëveshjeve të 2013 dhe 2015, pra brenda ligjeve të saj, kurse Kurti e Vučić thyen shtizat në Ohër rreth “zajebnicës” së tyre imagjinare, (një term pezhorativ që e përdorin dendur kosovarët dhe serbët) derisa rregullat e lojës i përcakton pala e tretë, faktori ndërkombëtar!

Vučić-it dhe Serbisë përsëdyti iu ruajt fytyra duke mos e ekspozuar si humbëse e luftës, me detyrimin për të mos e njohur Kosovën de iure, sikur në natën mes nëntë dhe dhjetë qërshorit 1999, kur kapitullimi i Serbisë u emërua Marrëveshje Teknike-Ushtarake.

Kurse Kurtit dhe Kosovës iu imponua detyrimi që të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet vetanake, pa e shpallur si palë që e ka rrezikuar paqën.

Pra duke u përkudesur për rendin kushtetues të saj!

Ashiqare që Kurti pagoi në Ohër një kosto për gabimet e tij, (turrja me polici në veri të Kosovës) duke i dhënë Vučić-it një kartë shtesë në duar: normalizimin e mosnjohjës së Kosovës në këmbim të normalizimit të mardhënieve.

Kur në Ohër, në orët e mbrëmjes së 18 marsit, Kurti e Vučić u detyruan nga amerikanët që të ktheheshin për së dyti në takim trilateral, dokumenti u shndërrua në model merre ose merre!

Kështu negociojnë amerikanët!