Eko Higjiena

Albin Devaja punëtor i madh i politikës së Rugovizmit

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Dashuria ndaj një projekti jetësor fillon që nga paraardhësit, për ta realizuar atë duhet punuar, krijuar e sakrifikuar për të mirën e popullit dhe shtetit ku jeton. Albin Devaja dashurinë ndaj Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte filluar si i ri, sëpari nga babai i tij ish-kryetarit të FHK-së, Mexhit Devaja, i cili kishte pasur takime të panumërta me ish-presidentin Rugova, por edhe punën që e bënte Presidenti për të mirën e shtetit të Kosovës.

“Në moshën rinore isha i pasionaur pas presidentit Rugova për inteligjencën dhe vizionin që kishte ndaj popullit të Kosovës, por ishte edhe stimulim pasi babai im Mexhit Devaja kishte takime të shumta me presidentin Rugova, dhe kjo ishte dashuria ndaj partisë së LDK-së dhe fillova të inkuadrohem në rrjedhat e kësaj partie me vizione euro-atlantike”, thekson Devaja.

Devaja që nga viti 2006 zgjidhet delegat nga dega e 2-Korrikut e LDK-së, e cila konsiderohet si më aktivja në komunën e Gjilanit.

Puna dhe angazhimi i Albin Devajës nuk mbetet pa u vërejtur, ai pas pak zgjidhet kryetar i Forumit Rinor dega në Gjilan.
“Gjatë kësaj periudhe kemi arritur suksese të mëdha duke qenë një zë i fuqishëm për rininë e Gjilanit, ku kemi arritur të krijojmë shumë projekte të cilat edhe sot e kësaj dite konsiderohen si më të suksesshmet”.

Albin Devaja shumë keq e kishte përjetuar ndarjen e LDK-së në dy pjesë dhe sipas tij kjo kishte krijuar plasaritje të mëdha në LDK, por me punë është arritur që gjithçka të përfundoj siç është më së miri.
“Pas ndarjes së LDK-së, forumi i Rinisë ishte vetëm me 11 nëndegë, por së bashku me kryesinë qendrore të degës dhe me rininë arrijmë t`i aktivizojmë të gjitha nëndegët dhe arrijmë të themelojmë gjithsej 33 nëndegë, duke krijuar projekte dhe aktivitete të njëpasnjëshme”.

Eco Higjiena

Albin Devaja me kërkesën e qytetarëve, garon në vitin 2007 për kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së duke arritur kuotën e 1000 votave.

Vizionet e Devajës nuk kanë të ndalur, pasiqë aty ku kërkohej gjithmonë ishte i pari për të mirën e LDK-së.
Devaja në vitin 2013 ishte në komisionin për marrëdhënie me publikun në shtabin e LDK-së, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar kandidatin për Kryetar të Komunës, z.Lutfi Hazirin, që pas 6 vite të merr primatin e të parit të Komunës së Gjilanit.

Transparenca e Albin Devajës ka bërë që të ketë respekt te veçantë tek LDK-ja, ai është rikthyer fuqishëm, por jo me marrëveshje siç ka ndodhur në të gjitha nëndegët e Kosovës, por Devaja i hyn garës për të parin e nëndegës 2-Korrikut me votë të fshehtë dhe me kundër kandidat, duke marrë mbështetje të pa rezervë nga qytetarët e kësaj dege, e cila konsiderohet më e madhja dhe më e suksesshmja duke qenë një model
i kryetarëve të nëndegëve si unifikues i saj, me projekte të jashtëzakonisht e frytdhënëse për partinë e LDK-së.

Albin Devaja thekson se subjekti politik LDK, do të jetë dhe do të mbetet unifikues i gjithë popullit të Kosovës, duke dëshmuar se e vetmja rrugë e ndritur e këtij populli është rruga të cilën e trazoi ish-Presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova, ndërsa qyteti i Gjilanit duhet të jetë krenar me punën që po e bën kryetari Lutfi Haziri, i cili gjithmonë është pranë qytetarëve duke dëshmuar se është lider i popullit./rajonipress/