FIDANISHTJA

Albin Berisha nënshkruan me klubin rumun, zbulohen detajet e transferimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Edhe Albin Berisha do të vazhdojë karrierën në Rumani. Ai ka nënshkruar kontratë me Petrolul Ploiesti, që bën gara në elitën e futbollit të atjeshëm.

Mediat rumune kanë raportuar këtë të shtunë se kjo lëvizje është kompletuar tashmë dhe se zyrtarizimi do të bëhet të hënën, shkruan Gazeta Express.

Sipas informacioneve të “AntenaSport“, përveç shumës së transferimit prej 200 mijë eurosh, FC Ballkani ka mbajtur një përqindje prej 20% të një transferimi të ardhshëm të Berishës.

Sulmuesi nga Kosova ka nënshkruar kontratë me Petrolul Ploiestin për 3 vite e gjysmë dhe testet mjekësore i ka kryer gjatë ditës së sotme.

Uji Dea

23-vjeçari ka fituar 2 tituj kampioni dhe një trofe të Superkupës me Ballkanin.

Ai iu bashkua Ballkanit në vitin 2019 nga Besa, teksa luajti pastaj si i huazuar te Liria dhe Malisheva.

Albin Berisha gjithashtu ka bërë karrierë edhe në Shqipëri, te Kukësi dhe Laçi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.