ARKATANA

Albijona Muharremaj përfaqëson Gjermaninë në “Miss World 2015”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqiptarja Albijona Muharremaj është duke e përfaqësuar Gjermaninë në “Miss World 2015”, finalja e së cilës do të mbahet më 19 dhjetor në Sanya të Kinës. Albijona prej disa ditësh është duke qëndruar në Kinë për t‘u përgatitur sa më mirë për natën finale.

20-vjeçarja është e lindur në Suharekë, ndërsa që nga mosha 5-vjeçare së bashku me familje është shpërngulur për në Gjermani, ku edhe jeton në Munih. Ajo këtë vit u shpall fituese e titullit “Miss Gjermania”, ndërkohë vitin e kaluar ka përfaqësuar Kosovën në “Miss Interkontinental”. Muharremaj ka thënë se është optimiste se do të arrijë suksese edhe në këtë garë të bukurisë. Për webfaqen missdeutschland.tv, Albijona ka treguar se pëlqen aktrimin dhe modelimin, njoftonalbinfo.ch.

HW

Ajo ka përfunduar shkollimin për tregti, hobet e saj janë: fitnesi, muzika dhe kalërimi. Pija e preferuar është vera. Pëlqen muzikën klasike dhe saul, kurse marka e veshjeve Zara dhe Mango. Përveç gjuhës shqipe, Albijona flet gjermanisht dhe anglisht. Motoja e saj është: “Mos e kaloni ditën pa buzëqeshje”. Për sukseset e këtij viti ajo shprehet: “Ky vit ka qenë shumë i lumtur për mua, shpresoj ta përmbyll sa më mirë edhe me sukses në Miss Wolrd”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.