UBT

Albian Ajeti tregon pse e zgjodhi Zvicrën përpara Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, ka folur për tabloidin e njohur helvet, “Blick”. Ai ka analizuar shumë gjëra rreth karrierës, duke u ndalur edhe te zgjedhja që bëri për kombëtaren, me të cilën luan tashmë.

Pavarësisht kërkesave të Shqipërisë, ndryshe nga vëllai i vet, Arlindi, ky futbollist preferoi të përfaqësojë ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, aty ku jeton dhe luan

Shqipëria: Eshtë shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë.

Kombëtarja: Një ndjenjë e mirë përkatësie. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën.

Vëllezërit: Unë kam një vëlla binjak, Adonis, që po luan me Chiasson tani. Fati i tij erdhi tek unë. Ai u dëmtua dhe ka luftuar shumë për t’u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit janë shumë të rëndësishëm për mua.

Nëna: Ajo do të thotë gjithçka për mua! Nuk ka ditë, që nuk flasim.

Babai: Ai ka të njëjtin status, si nëna ime. Ai, gjithashtu, do të thotë gjithçka për mua. Babai është kontakti im i parë. Ai është si një mik, edhe pse është shpesh kritiku im i parë.

Ushqimi i preferuar: Gjithçka që gatuan nëna ime.

Champions: Shumë keq që nuk mundëm të vijojmë më tej në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte një përvojë e këndshme për mua si lojtar i ri. Do ta provojmë përsëri, edicionin e ardhshëm.

Suksesi: Te FCB provova tre tituj kampioni. Fitorja më e rëndësishme ishte në Lisbonë, një vit më parë, kur u kualifikuam për në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Mobi Casa

I dashuruar: Për momentin, jo. Ndoshta do të ketë diçka për Krishtlindje, ose vitin e ardhshëm. Është në dorën time (qesh).

Paratë: Gëzohem t’i kem ato, por nuk janë më të rëndësishmet për mua. Shumë më e rëndësishme është të kesh shëndet të plotë.

Hobet: Të dal me familjen, të bëj diçka me miqtë. Në këtë moment, për shembull, kam për të vizituar tregun e Krishtlindjeve.

Instagrami: Një çështje e vogël. Unë informohem aty se çfarë ndodh brenda dhe jashtë, por jo aq shpesh, sa më parë.

Operacionet: Unë nuk ia dëshiroj askujt ato. Vëllai im binjak tani ka bërë dy operacione serioze. Një herë në tendinën e Akilit, herën tjetër në gjunjë.

Golat: Unë jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, këtë e konsideroj arritje shumë të mirë. Bashkëlojtarët më ndihmuan, kur panë se mund të bëhesha golashënuesi më i mirë.

Pushimet: Do t’i kaloj me familjen dhe në Dubai.

E ardhmja: Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin, jam i përqendruar te FCB. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë.

21-vjeçari në këtë stinor ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 26 paraqitje me Baselin. /TeleSport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.