United Hospital

Albian Ajeti, lojtar i muajit në kampionatin zviceran

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albian Ajeti vazhdon ta tregojë vetëm te Baseli, por ajo që e ngritë edhe më shumë këtë futbollist është se ai është zgjedhur nga votat e tifozëve si lojtar i muajit në kampionatin zviceran.

I lindur në 26 Shkurt 1997 në Bazel, lojtari me origjinë nga Kosova ka dalë si i preferuari i tifozëve në një sondazh të Blick.

Albian Ajeti mori 29.7% të votave, në sondazhin e hapur nga gazeta e njohur helvetike duke lënë pas mbrojtësin e Young Boys, Kevin Mbabut me 27.2% të votave.

Albian Ajeti u bashku me skuadrën e Baselit vetëm gjatë muajit tetor, pasi u transferua nga skuadra e St Gallen. Paraqitjet e tij me Baselin kanë qenë të shkëlqyera duke shënuar dy gola që kanë rezultuar të rëndësishëm për ekipin e tij.

UBT

Falë Ajetit pas këtij çmimi 2000 frang do të shkojnë në akademinë e klubit.

Albiani është vëllai i Arlind Ajetit, futbollistit shqiptar të kombëtares kuqezi që luan me Crotonen.

Albian Ajeti ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave që nga U-15 te Zvicra dhe është duke pritur tashmë debutimin në kombëtaren A, pavarësisht ofertave për të luajtur me Shqipërinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.