Albert Bunjaku nuk shpreson më në Zvicrën

Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka humbur shpresat për kthim në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll.
Sukmuesi kosovar Bunjaku ishte pjesë e Zvicrës në botërorin e vitit 2010, ndërsa gjithsej për këtë përfaqësuese ka luajtur gjashtë ndeshje.
Bunjaku, 29-vjeçar, thotë se përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, është më shumë i koncentruar në lojtarë të rinj në moshë, ndërsa gjasat që të marrë ftesë ia zvogëlon edhe aktivizimi i tij në kategorinë e dytë, transmeton Koha.
Bunjaku është pjesë e Kaiserslauternit që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë.(albinfo)