ARKATANA

Albert Bunjaki për mediet greke: Anëtarësimi i Kosovës në UEFA, një fitore e madhe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaki, e ka cilësuar fitore të madhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Në një intervistë për gazetën greke ‘Gazzetta.gr’, Bunjaki ka folur për pranimin e Kosovës në UEFA, e poashtu është shprehur optimist për pranim edhe në FIFA.
Ajo që bie në sy në këtë intervistë, është se Bunjaki i ka hapur derën te Kosova edhe Pajtim Kasamit, duke thënë se do të ishte një prurje e mirë për Përfaqësuesen që po ndërton ai.
“Ishte një fitore e madhe edhe për vendin edhe për sportin. Ishte një proces që zgjati 25 vite. Ishte koha për ta bërë këtë, për shkak se të gjitha federatat ishin njohur, përveç futbollit. Tani ne duhet të punojmë shumë”, nis intervistën Bunjaki për ‘Gazzetta.gr, transmeton Indeksonline.

Pas pranimit në UEFA, Kosova në fundjavë pritet të pranohet edhe në FIFA, në Kongresin që mbahet në Meksiko Siti.

“Unë shpresoj që kjo të ndodh së shpejti. Gjithkush ka të drejtë të luaj futboll dhe të përfaqësojë vendin e tij në gara ndërkombëtare. Unë jam optimist se do të pranohemi nga FIFA dhe do të marrim pjesë në eliminatorët për Kupën e Botës”, shton 44 vjeçari.

Mobi Casa

Bunjaki pret një Kosovë më të fortë në kualifikimet e ardhshme për Evropian, dhe jo në kualifikimet për botëror që nisin në shtatorë, pasi që ekipit i mungon përvoja ndërkombëtare, pasi ka luajtur vetëm ndeshje miqësore që nga viti 2014.
Image

“Në të vërtetë tani ka diskutime me disa lojtarë, të cilët kanë shprehur interesim për të luajtur për ekipin kombëtar të Kosovës në futboll. Ka lojtari si Ujkani në Itali dhe Sadiku në Turqi të cilët tashmë kanë zgjedhur Kosovën. Për lojtarët si Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemaili apo Mustafi është diçka që do të vendosni një herë dhe është e nevojshme të ketë diskutime”, përgjigjet Bunjaki, në pyetjen rreth kthimit të futbollistëve te Përfaqësuesja e Kosovës.

Bunjaki në fund i ka hapur derën të Përfaqësuesja e Kosovës edhe Pajtim Kasamit, yllit të Olympiacosit që po ashtu përfaqëson Zvicrën.

“Natyrisht ne do të pëlqenim Kasamin. Ai është një mesfushor i fortë dhe do të na forconte edhe më shumë. Ne kemi nevojë për të, por tani duhet pritur. Tani është koha për të që të përqendrohet në Kampionatin Evropian me Zvicrën”./Indeksonline/