UBT

Albëries i vjedhin makinën 47 mijë euro

/ 1 minutë lexim

Pre e “hajdutëve profesionistë” të makinave në kryeqytet, këtë herë është bërë këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj.

Makina e Albëries, e tipit “Benz Mercedes ML” me vlerë 47 mijë euro, është “zhveshur” nga keqbërësit gjatë kohës që këngëtarja e kishte lënë në parkingun e banesës së saj. Vlera e pjesëve që janë vjedhur shkon në shifrën 15 mijë euro.

RCCOLA

Prej disa vitesh këngëtarja banon në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” në kryeqytet, vend në të cilin është bërë edhe vjedhja.

Sipas Albëries, e cila ka njoftuar menjëherë policinë, hajdutët janë shënjestruar dhe kapja e tyre është vetëm çështje kohë. Ajo përjashton faktin se ky mund të jetë një veprim i qëllimshëm për ta dëmtuar personalisht. /albeu/