FIDANISHTJA

Albërie Hatërgjonaj këshillë vajzave për martesë: Mos nxitoni

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja, Albërie Hatërgjonaj, e ftuar në “E Diell” rrëfen për marrëdhënien që ka me babin e fëmijëve tashmë që janë të divorcuar.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë këngëtarja.

Për kohën që kanë qenë të martuar, përgjigjet nëse babai i dy vajzave e ka kufizuar në veshje. “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.

Uji Dea

Me humor, thotë se, të paktën ishte i bukur për të bërë fëmijë të bukur. “Te kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

Si një grua që u martua në moshë të re, ka një këshillë për vajzat: “Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.