FIDANISHTJA

Albërie Hadërgjonaj merr vëmendje me dukjen glamuroze në një fotografi përkrah vajzave të saj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vazhdon të mbetet njëra prej këngëtareve më atraktive shqiptare, pavarësisht se muajin e kaluar mbushi plot 44 vite jetë.

Fjala është për artisten e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj, e cila rrëmben vëmendje sa herë që ndan me ndjekësit e saj imazhe dhe video në rrjetet sociale.

Së fundmi, e njëjta ka publikuar një fotografi pranë dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës, ndërsa duket në top formë.

Imazhi në fjalë ka të bëjë me një nga paraqitjet e fundit të këngëtares, e cila shkëlqen me dukjen glamuroze në fustanin e gjatë gri, për dallim nga vajzat e saj që zgjodhën ngjyrën e zezë.

FIDANISHTJA

“E bekuar”, ka shkruar ajo krahas këtij imazhi.

Me këtë foto lirshëm mund të thuhet se këngëtarja Hadërgjonaj ‘sfidon’ edhe vajzat e saj me linjat trupore, të cilat janë për t’u pasur zili.

Albërie Hadërgjonaj shkëlqen në paraqitjen e fundit (Foto: Instagram)

Nga ana tjetër, Hadërgjonaj shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe deri më tani numëron projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.