Fundamenti

Albërie Hadërgjonaj: Ish-bashkëshortin nuk doja ta shikoja me sy

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në emisionin “Ndryshe” sot ishte e ftuar artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj.

Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja:

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.

UBT

E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje:

“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Duke u ndalur në rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.

“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.